Fatmir Sopi përfundon dëshminë i tij në gjykimin ndaj Salih Mustafës - Gazeta Express
string(68) "fatmir-sopi-perfundon-deshmine-i-tij-ne-gjykimin-ndaj-salih-mustafes"

Fatmir Sopi përfundon dëshminë i tij në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Lajme

Gazeta Express

19/01/2022 14:06

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Sopi ka përfunduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ku është përgjigjur edhe në pyetjet e trupit gjykues rreth njësisë BIA dhe bazës që ata e kishin në fshatin Zllash.

Sopi i cili po dëshmon në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ka thënë se nuk ka pasur asgjë të veçantë baza e BIA-s dhe se ka qenë shtëpi e zakonshme por në të cilin nuk banonte asnjëri dhe u është dhënën shfrytëzim ushtarëve të UÇK-së.

Lexo Edhe:

“Mendoj që njësiti BIA e përdorte këtë bazë të UÇK-së, këtë shtëpi si bazë të vetën për arsye se zhvillimin e aktiviteteve të tyre ata nuk mund ta zhvillonin në Prishtinë prej nga vinin shumica ose të gjithë ushtarët e UÇK-së që ishin radhitur në radhë të njësisë BIA. Në pamundësi që të jenë ata të sigurt në Prishtinë sepse Prishtina asokohe kontrollohej nga forcat ushtarake dhe policore serbe ata e shfrytëzuan këtë pikë për qëndrimin e tyre[…]Nuk ka pasur asgjë të veçantë, ajo ka qenë sikur të gjitha bazat e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Sopi.

Ai ka thënë BIA ishte vendosur në shtëpinë e familjes Krasniqi në Zllash edhe për shkak të pozitës gjeografike e cila ishte lartë, në mënyrë që të jetë më vështirë për depërtimi forcave serbe në atë pjesë.

Sopi ka thënë edhe baza e Brigadës 153 ka qenë në Zllash derisa ka treguar detaje edhe rreth ofensivës serbe që kishte filluar më 18 prill 1999.

“Besoj se ofensiva ka filluar më 18 prill, tri ditë ne kemi rezistuar dhe nuk kemi lejuar depërtimin e tyre në Zllash dhe në fund të ditës së tretë kur popullata civile është e tërhequr në drejtim të Prishtinës dhe pasi që nga garantimet e vazhdueshme ne kemi pasur humbje edhe të ushtarëve tanë edhe nga popullata civile ne jemi detyruar që t’i lëshojmë pikat tona në kuptimin që ka filluar depërtimi me tanke dhe mjete të rënda në drejtim të Zllashit dhe ata kanë arritur ta pushtojnë Zllashin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se serbët pastaj i kanë djegur pothuajse të gjitha shtëpitë në Zllash dhe e kanë garantuar shkollën dhe shtëpitë që dukeshin nga kodra e Zllashit të Vogël.

Sopi ka thënë se në kohën e garantimeve serbe ai me një grup ushtarësh nuk janë larguar nga Zllashi por kanë qenë në male deri në largimin e forcave serbe.

Fatmir Sopi ka dëshmuar për dy ditë me radhë para Dhomave të Specializuara ku ndër të tjera ka thënë se nuk ndodhet aty me vullnetin e tij të lirë por që është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sopi ka thënë se i ishte bashkuar UÇK-së që prej fillimeve të saj në vitin 1998 dhe ka kryer detyrën e organizatorit në rajonin e Gollakut ndërsa sot është kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë.

Para dëshmisë së Sopit, në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Seanca e radhës në rastin ndaj Mustafës do të mbahet të martën më 25 janar 2022.

Gjykimi i cili ka filluar më 15 shtator 2021 është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa deri tani janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./kp