Fatmir Sheholli nuk e di a ia vrau UÇK babën në vitin 1997 - Gazeta Express
string(61) "fatmir-sheholli-nuk-e-di-a-ia-vrau-uck-baben-ne-vitin-1997-ge"

Fatmir Sheholli nuk e di a ia vrau UÇK babën në vitin 1997

Gazeta Express

29/09/2020 21:29

UÇK’ja me komunikatë e kishte marrë përsipër vrasjen e Maliq Shehollit, i cili sipas kësaj komunikate kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i UDB’së. Llapjanët tregojnë që z. Shehollin e kishte vrarë personalisht njëri prej figurave më të shquara të UÇK’së, i cili më vonë është vrarë në një pritë nga forcat serbe.

E dëshmitari i Gjykatës Speciales, Fatmir Sheholli, nuk e di kush ia vrau babain e tij, Maliq Shehollin.

Lexo Edhe:

Por, sipas tij, në vrasjen e tij ka gisht ai që shkroi komunikatën numër 28.

“UÇK’ja nuk ka gisht në vrasjen e babait tim. Në vrasjen e tij ka ai që e ka shkruar komunikatën”, është shprehur Sheholli.

“Babai im dhe disa persona tjerë përmenden ne Komunikatën nr.28. Me 13 shtator të po atij viti, 1997, del një shkrim tjetër ku thuhet se babai im është vrarë në rrethana të pa sqaruara”, ka thënë Sheholli në RTV Dukagjin.

Kujtojmë se Fatmir Sheholli gjatë asaj kohe ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës, që atëherë kontrollohej nga regjimi i Millosheviçit.