Fatmir Limaj përkrah fuqishëm idenë që Murat Jashari të zgjidhet president - Gazeta Express
string(74) "fatmir-limaj-perkrah-fuqishem-idene-qe-murat-jashari-te-zgjidhet-president"

Lajme

Gazeta Express

17/12/2020 21:28

Fatmir Limaj përkrah fuqishëm idenë që Murat Jashari të zgjidhet president

Lajme

Gazeta Express

17/12/2020 21:28

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj, në emisionin Pressing të T7, e ka përkrahur idenë që presidenti të vjen nga familja Jashari.

Limaj ka thënë se kjo ide është shumë e qëlluar edhe pse është përfolur shumë shpesh, madje edhe sonte u propozua nga kreu i Skenderajt, Bekim Jashari.

Lexo Edhe:

“Është zgjidhje e mirë. Në këtë moment është zgjidhja më e mirë e mundshme. Kjo do të ishte zgjidhja më adekuate, nëse arrijmë ta gjejmë një konsensus”, është shprehur Limaj në Pressing.

Limaj tha se pas kësaj ideje Nisma është fuqishëm, shkruan Express.

“Ndoshta tash është momenti për ta bërë një gjë të tillë. Nisma është fuqishëm pas kësaj ideje”, ka thënë Limaj.

Bekim Jashari ka thënë se janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë politike. ai thotë se më i miri për këtë pozitë në familjen e tij është Murat Jashari, ai madje thotë se është më i mirë se ai për këtë pozitë.

“Çështjen e presidentit e kanë bisedu por jo direkt se a do ta pranoni, e kam deklaruar hapur, unë si Bekim edhe si familje kemi tregu në momente të caktuar këto 20 vite qe jemi gjak i këtyre(Jasharëve), kemi tregu që kem guxim, mundemi dhe dimë në moment të caktume mos me i ik përgjegjësive. Ne qoftë se këta të gjitha partitë politike gjejnë konsensus dhe bijnë dakord që një nga ne, që unë mendoj se më i i miri do të ishte Murati, është më i miri e më i duhuri për atë pozitë, është më i mirë se unë”, thotë Jashari.

Ai shton se nuk ka pasur asnjë takim me liderët politikë për çështjen e Presidentit. /Express/