Dy moderatoret e ‘ThumbOn’, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu janë shoqe dhe kolegesh prej vitesh. Ato shihen shumë shpesh të shoqëruara, larg ekranit, në jetën e tyre të përditshme dhe së fundmi janë fotografuar pranë një farmacie. Të dyja mbanin në duar nga një test shtatzënie.
‘Dritare.net’ ka publikuar foto të tyre dhe burime të sigurta për to, kanë konfirmuar lajmin se Fatma dhe Aulona janë shtatzënë në të njëjtën kohë.
Nga fotot moderatoret duken shumë të lumtura por gjithësesi mbetet të presim një konfirmim nga ana e tyre, nëse lajmi është i vërtetë apo jo.
Kujtojmë se Aulona dhe Fatma janë bërë nëna pak vite më parë për herë të parë, Aulona e një vajze dhe Fatma e një djali.