Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Artiola Toska mbrëmjen e djeshme ka qenë një nga të përzgjedhurat nga Bashkia e Tiranës, për të performuar në sheshin ‘Nënë Tereza’ me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.
Por siç u pa ajo nuk mori pjesë në koncert sepse pak orë para nisjes së koncertit këngëtares i ka ndodhur një fatëkeqësi familjare ku ka humbur një nga personat më të shtrejtë.
Sipas burimeve të ‘Anabel’ i ati këngëtares ndërroi jetë pasi vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje.
Ndarja nga jeta e tij, ka bërë që Artiola të anulojë edhe koncertin recital që do të mbante këtë muaj.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...