Fatime Fetai vazhdon do të ushtrojë funksionin e prokurores në Prokurorinë e re të propozuar nga Zaev


Gazeta Express
19 Korrik 2019 16:06

Pas skandalit me arrestimin e Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, ku ishte e involvuar edhe shefja e Prokurorisë speciale, Katica Janeva, pati shumë spekulime dhe informacione kontradiktore lidhur me anëtaren më të njohur të PSP-së, Fatime Fetain.

Këto spekulime nuk heshtën as pas pres konferencës së prokurores Lençe Ristevska, e cila tha se prokurorja Fetai është në pushim vjetor, shkruan Gazeta Lajm.

Mirëpo spekulimet kanë përfunduar sot, pas kryeministri Zoran Zaev ka bë të ditur se Kuvendit do të propozohet Ligj i ri për prokurorinë publike, e cila do të definojë transformimin e PSP-së, port ë gjithë anëtarët e deritanishëm do të mbeten aty.

Duke mos patur mundësi për të arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për ligj të ri, Zaev do të tentojë përmes Kuvendit që të fitojë besimin e deputetëve për propozimin e ri.

Në pres konferencën e sotme Zaev ka njoftuar se prokuroria e re do të punojë në kornizë të Prokurorisë Republikane Publike, gjegjësisht do të bëhet në suaza të hierarkisë të Prokurorisë Publike Shtetërore.

Megjithatë ai gjithashtu ka thënë se emri i ri i PSP-së do të bëhet Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, ndërsa për shef të saj të emërohet Prokurorja Vilma Ruskoska, e cila për momentin udhëheq me Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart