Fati e shkruan historinë në Ligën e Kampionëve


Gazeta Express
17 Shtator 2019 23:46

Rekord pas rekordi: Ansu Fati është bërë lojtari më i ri në moshë në histori të Barcelonës që paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Ernesto Valverde vendosi ta zgjedhë sulmuesin adoleshent në formacionin startues të Barçës kundër Dortmundit në ndeshjen e parë në sezonin e ri në Champions, transmeton Gazeta Express.

Në moshën 16 vjeçare e 351 ditë, Fati u bë lojtar imë i ri që luan për Barcelonën në këtë garë.

Deri tani, ky rekord mbahej nga Bojan Krkic, i cili ishte paraqitur kundër Lyonit më 2007 si 17 vjeçar e 22 ditë.

Ndërkohë, rekordi i përgjithshëm për lojtarin më të ri në moshën në Ligën e Kampionëve e mban Celestine Babayaro, i cili kishte luajtur për Anderlecht si 16 vjeçar, dy muaj e 25 ditë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart