Fashistët serbë e krahasojnë Srebrenicën me Kosovë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 9:40

20 fashistë serbë të veshur me fanella me hartë të Kosovës e simbole nacionaliste ndërprenë shfaqjen për Srebrenicën në Beograd, policia nuk i ndaloi të hyjnë, intervenuan aktorët e publiku e përzunë nga salla

Ky grup hyri në shfaqjen “Srebrenica, kur ne të vdekurit ngrihemi”, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, dhe provuan shumë herë që t’i ndalojë fjalën regjisorit Zlatko Pakovic me thirrje “në Srebrenicë nuk kishte gjenocid” e “Ratko Mladic është hero” e nuk u mjaftuan me kaq e filluan të këndojnë këngë nacionaliste.

Organizatorët disa herë apeluan njësitin policor civil të ndërhyjnë e t’i largojnë provokuesit që shfaqja të vazhdojë normalisht, njëri prej tyre kishte thënë se nuk mundet. Vetëm atëherë kur aktorët dolën të flasin me ta atëherë policia reagoi dhe i nxori jashtë nga salla. Aktorëve iu bashkëngjit edhe publiku.

Policia i kishte deklaruar mediave serbe se nuk mund të intervenonte pasi hyrja ishte e lirë. Ata shtuan se ishte me rëndësi të mos kishte përleshje fizike.

Për të gjithë ata që duan ta shikojnë videon duhet të klikoni në këtë LINK të gazetës serbe.

Te fundit


Kthehu lart