“Fantazma” që po e drejton Ministrinë e Shëndetësisë, në kë po aludon profesoresha e afërt me VV’në? - Gazeta Express
string(97) "fantazma-qe-po-e-drejton-ministrine-e-shendetesise-ne-kend-po-aludon-profesoresha-e-afert-me-vvne"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 15:07

“Fantazma” që po e drejton Ministrinë e Shëndetësisë, në kë po aludon profesoresha e afërt me VV’në?

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 15:07

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi pasi sipas saj atij po i bëhen ndërskamëza në ministri nga një “ministër i padukshëm”, duke aluduar në ish-ministrin Arben Vitia.

Latifi-Pupovci ka thënë se shëndetësisë publike po i jepet “shqelmi i fundit” sepse sipas saj po menaxhohet nga prapaskenat nga njeriu i cili ka kaluar në institucion privat raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se pasi dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe pas humbjes së zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia u emëruar drejtor i një spitali privat.

“Siç unë po i shoh “ndryshimet” në shëndetësi, tashmë po i jepet “shqelmi i fundit” shëndetësisë publike. Ja se pse? Sepse po menaxhohet nga njeriu i cili “është angazhuar” për shëndetësi publike ndërsa vet ka kaluar në institucion privat!!! Për ata që nuk e dijnë, shëndetësia nuk është duke u menaxhuar nga Ministri Latifi por nga “Ministri i “padukshëm” i cili e ka ditur se Ministri Latifi ka 40 vite që nuk punon në Kosovë dhe mund të ketë harruar se sa të veçantë jemi për të keq, se ai mund te ftohet per te “ndihmuar” ndersa i vehen ndërskamëzat nga të katër anët vetem per te dale i pasuksesshem e te menaxhoj i “padukshemi””, ka shkruar ajo.

Tutje, profesoresha e Mjekësisë, tha se është e padrejtë që t’i kërkohet dorëheqje ministrit Latifi në rrethanat e tanishme sepse sipas saj duhet të largohet “fantazma” për ta parë punën e ministrit Latifi.

“Po i kerkohet doreheqja Ministrit Latifi e cila mendoj se eshte krejtesisht e padrejte. Largone ” fantazmen” e shiheni punën e ministrit. Nese edhe atehere nuk ka sukses, ai edhe mund te shkarkohet, por jo nga keto rrethana. Sepse, ne keto momente Ministri Latifi edhe mund të shkarkohet por ngarkimi e shkarkimi flasin për joseriozitet në qasje për zgjedhjen e menaxhereve e kjo është shumë keq për VV, për mbështetësit e saj të vërtetë e më së shumti është keq për Kosovën e cila nuk e ka luksin e humbjes se kohës”, ka thënë ajo.