"Fantazma" e gjeneruar me AI që po qarkullon "nëpër Kosovë", KMSHK kërkon raportim të kujdesshëm - Gazeta Express
string(91) "fantazma-e-gjeneruar-me-ai-qe-po-qarkullon-neper-kosove-kmshk-kerkon-raportim-te-kujdesshem"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 18:30

“Fantazma” e gjeneruar me AI që po qarkullon “nëpër Kosovë”, KMSHK kërkon raportim të kujdesshëm

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 18:30

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), informon qytetarët se raportimi në disa media për një “fantazmë” që “shëtitet” nëpër rrugët e Kosovës është i pasaktë, pasi që bëhet fjalë për një përmbajtje të gjeneruar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (AI).

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), thotë se ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto përmbajtje dhe fton mediat “të kenë kujdes që përmbajtjet e ngjashme t’i verifikojnë dhe të mos i shpërndajnë, sepse mund të shkaktojnë panik”.

“KMShK bën thirrje që raportimet të bëhen kujdesshëm, të jenë korrekte dhe të bazuara në Kodin e Etikës”, thuhet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement