Fansja i shprehu një shqetësim, përgjigja e Taynës merr gjithë vëmendjen - Gazeta Express
string(71) "fansja-i-shprehu-nje-shqetesim-pergjigja-e-taynes-merr-gjithe-vemendjen"

Rozë

Gazeta Express

19/01/2021 10:32

Fansja i shprehu një shqetësim, përgjigja e Taynës merr gjithë vëmendjen

Rozë

Gazeta Express

19/01/2021 10:32

Tayna ka bërë diçka që i ka rënë të gjithëve në sy.

Së fundmi, njëra nga ndjekëset e saj i ka dërguar reperes një mesazh dhe ka treguar se sa shumë ka ndryshuar ajo kur ka dëgjuar këngët e Taynes.

Lexo Edhe:

Ajo shkruan se ka pasur gjithmonë probleme me vetëbesimin dhe disa këngë, shumica të Taynës, e kanë ndihmuar të rrisë vlerësimin për veten. Fansja thotë se së fundmi ka publikuar diçka që 2 vite më parë as që mendonte që ta postonte.

Tayna e ka parë këtë mesazh dhe menjëherë i ka kthyer përgjigje privatisht ndjekëses.

“Të gjithë kemi probleme ndonjëherë zemër. Edhe ato që konsiderohen si gratë më të bukura në botë kanë probleme. Thjesht duhet ta dish se ti je e bukur në mënyrën tënde, ti je unike dhe inteligjenca, zemra dhe shpirti yt janë ato që kanë më shumë rëndësi. Bukuria është thjesht një perceptim. Mos lejo askënd të të bëj të ndihesh keq ose e pavlerë. Ata nuk dinë asgjë”, i ka kthyer përgjigje reperja.

Mirëpo më pas ajo i ka publikuar këto biseda për t’ju dhënë një mesazh të gjithë fansave të saj.

“Fansat e mi janë gjithë bota për mua dhe nëse do mundja do të shëroja të gjitha plagët e tyre dhe zemrat e tyre të bukura… do i bëja të donin veten më shumë se mua apo më shumë se çdo gjë në këtë botë. Ju keni vlerë, ju jeni të bukur dhe ju jeni të dashur”, ka shkruar më tej Tayna.