Fansat e Game of Thrones zhgënjehen, pas çmendjes së Daenerys Targaryen


Gazeta Express
13 Maj 2019 19:45

Teleshikuesit e Game of Thrones kanë mbetur të zhgënjyer pasi që Daenerys Targaryen e ka vërtetuar teorinë e “Mbretëreshës së çmendur”, gjatë episodit të parafundit të serisë

Nëse beteja e Winterfell zhgënjeu duke mos ofruar një listë adekuate të personave që do të vdesin, mund të themi se gjakderdhja ishte ruajtur për emisionin e së dielës në mbrëmje të Game of Thrones, e që ka qartësuar shumicën e ngjarjes për fansat e saj.

Por, pavarësisht se vdiqën shumica e lojtarëve kryesor, shikuesit edhe njëherë kanë shprehur frustrimin e tyre, konfuzionin dhe zemërimin se si shkojë episodi i fundit e dramës fantastike televizive.

Fansat në Europë qëndruan deri vonë për ta shikuar Daenerys Targaryen që dogji Tokën e Mbretit me themel-duke djegur edhe mijëra burra, gra dhe fëmijë në këtë proces-pavarësisht që Citadel i lutej Nënës së Dragonjve dhe armatës së saj me luftëtarë Unsullied dhe Dothraki.

Megjithatë, shumë nga fansat u pajtuan që brutaliteti i saj si e pamëshirshme ishte e kundërta e asaj që e kishin parë tek zhvillimi i këtij karakteri dhe tregimit të përpiktë, me Daenerys që kishte treguar mëshirë për ata që kishte zënë.

“Skenaristët e Game of Thrones bënë që Daenerys të bëhet një mbretëreshë e çmendur që ishte konfuze dhe vështirë e shikueshme”, ka shkruar një fans i zhgënjyer në Twitter.

Të tjerët shprehën zhgënjimin që skenaristët zgjodhën që këtë karakter ta ofrojnë me babin e saj të vdekur, të paparashikueshmin Mbretin Aerys II Targaryen – që zakonisht i referohen si “Mbreti i Çmendur” – një teori që edhe më parë ishte diskutuar nga fansat për këtë serial

Ata kritikuan dy skenaristët David Benioff dhe D.B Weiss. “Fakti që në shtatë sezonet e kaluara ata bën gjithçka që ta bëjnë Daenerys një mbretëreshë të çmendur por që tani e zhvillojnë papritur këtë karakter që çmendet, i bën ata të humbur”, ka shkruar një komentues tjetër.

“Pra, Daenerys bëhet mbretereshë e çmendur për një episode? E kundërta e tërë asaj që ajo ka qëndruar që nga fillimi. Në harqet kohore shihet se kemi karaktere të bërë me nguti që e bëjnë këtë sezonin më të keq. Karakteret dhe fansat meritojnë një trajtim shumë më të mirë”, ka thënë një fans tjetër i irriturar.[

“Ne kemi kaluar tetë sezone me Daenerys, “Nënën e Dragonjve, luftëtaren kundër robërisë, mbrojtësen e Shtatë Mbretërive”, blah blah blah, vetëm që ajo të bëhet mbretëreshë e çmendur brenda 82 minutave? E parashikueshme”, ka shkruar fansi i katërt.

Tjetri pajtohet me këtë argument dhe shton: ‘Skenaristët janë bërë të parashikueshëm me kthimin e Daenerys në Mbretëreshë të Çmendur”.

“Kthimi i Daenerys në një mbretëreshë të çmendur u bë për shkak se të gjithë e tradhtuan atëherë, duke bërë që ajo të duket si një e çmendur dhe e dobët, duke vrarë dragonjtë e saj…në një ese do të shpjegoj se pse meshkujt nuk dinë të shkruajnë karaktere femrash”, ka shtuar një tjetër fansa e zemëruar.

Në episodin e fundit disa karaktere ose përfunduan në rrënojat e Tokës së Mbretit derisa disa të tjerë u djegën ose u vranë si: Lord Varys, Sandor Clegane, Euron Greyjoy dhe Cersei me Jamie Lannister.

Game of Thrones përfundon më 19 maj. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart