Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e të ndjerëve t’i nënshtrohen autopsisë.
Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion. Ata kanë bllokuar rrugën me vetura, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të “vriten për së dyti”.
“Duhet të na vrisni ne që t’u bëni autopsi fëmijëve tanë. Nuk mund t’i vrisni për herë të dytë”,-janë shprehur prindërit e viktimave.
Një vajze e re shprehet për Euronews Albania se miq të saj kanë humbur jetën në zjarrin në diskotekë. Ajo tregon se njëri prej tyre ishte vetëm 14-vjeç, ndërsa shton se në diskotekë pas orës dy të natës mund të futej kushdo edhe nën moshën 18 vjeç.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...