Familjarët e gjejnë të shtrirë në tokë… vdes nga overdoza në spital i riu shqiptar


Gazeta Express
15 Prill 2019 13:14

E gjetën të shtrirë në tokë në banesë, pa ndjenja. Familjarët e 32 vjeçarit Sokol Ibrahimi e kanë dërguar të birin në spital por fatkeqësisht as atje nuk është mundur të bëhet diçka.

Panorama mëson se pavarësisht ndihmës së dhënë, ka qenë tepër vonë për të riun, i cili dyshohet se jetën e ka humbur për shkak të një overdoze. Priten hetimet e plota për të mësuar se kush ka qenë shkaku që i mori jetën të riut nga Saranda. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme./Express

Te fundit


Kthehu lart