Me datë 7 të këtij muaji në fshatin Shkabaj të Obiliqit në orët e para të mëngjesit është plaqkitur një shtëpi.
Personat që kanë hyrë në shtëpi kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, përderisa familjarët ishin në gjumë.
Po ashtu, ata kanë vjedhur edhe veturën e familjes në vlerë mbi 50 mijë euro.
Insajderi ka siguruar videon, në të cilën shihen të dyshuarit duke hyrë në shtëpi dhe momentin e daljes së tyre me veturën e vjedhur.