Familja e serbit nga Beogradi që u gjet në Mitrovicë, i falenderon shqiptarët për ndihmën - Gazeta Express
string(88) "familja-e-serbit-nga-beogradi-qe-u-gjet-ne-mitrovice-i-falenderon-shqiptaret-per-ndihmen"

Familja e serbit nga Beogradi që u gjet në Mitrovicë, i falenderon shqiptarët për ndihmën

Lajme

Gazeta Express

30/05/2021 13:14

Ivan Millosheviq, një serb nga Beogradi, është aksidentuar sot me motoçikletë në mes Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit. Familja e tij ka njoftuar se ai ka qenë i zhdukur tash e disa ditë. Në një e-mail dërguar portalit serb në Kosovë, “Kosovo Online”, familja e tij ndër tjerash i ka falenderuar edhe shqiptarët që ndihmuan në gjetjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Në këtë e-mail, familja thotë se Policia e Kosovës dështoi dhe “tregoi paaftësi të madhe” në gjetjen e të riut serb. Ata thonë se Millosheviqi u gjet “falë kërkimit personal të miqve të Ivanit nga Graçnica dhe prindërve të tij”, ndërsa aty përmendet edhe ndihma e shqiptarëve.

Lexo Edhe:

“Policia që zhvilloi hetimin dështoi shumë dhe tregoi paaftësi të madhe. Prindërit janë të lumtur që gjetën djalin e tyre gjallë dhe të indinjuar nga paaftësia e policisë së Kosovës. Falënderojmë të gjithë serbët dhe civilët shqiptarë që ndihmuan hetimin gjatë së kaluarës dy ditë”, thuhet në e-mailin e familjes.

Familja tha se 32-vjeçari ishte zhdukur nga 25 maji dhe tani po trajtohet në spitalin e Mitrovicës.

“Ivan Millosheviq nga Beogradi u gjet i gjallë në rrugën afër Dudi krs. afër Mitrovicës dhe Zveçanit. Ivan u zhduk më 25 maj 2021 në Kosovë! Ai është gjallë, ai komunikon, ai u transferua me ambulancë në spital në Mitrovicë”, thuhet në emailin e familjes.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.