Fama e Ismail Kadaresë mbërrin në Korenë e Jugut, shkrimtari fiton çmimin Pak Kyongni 2019


Gazeta Express
18 Shtator 2019 16:14

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit Pak Kyongni 2019 në Korenë e Jugut.

Në njoftimin për dhënien e çmimit shkrimtarit shqiptar, kryetari i komisionit përzgjedhës ka thënë se  “…punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.

Ceremonia për dhënien e çmimit mbahet më 26 tetor të këtij viti në qendrën kulturore Toji të Koresë së Jugut dhe nuk është veçse një titull i thjeshtë, pas çmimi do të shoqërohet dhe më një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh.

Përzgjedhja e fituesit bëhet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.

Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni. Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë./Express

Te fundit


Kthehu lart