Fakulteti i Arteve të UP-së, nikoqir i edicionit të 13-të të manifestimit "Ura me tri harqe" - Gazeta Express
string(89) "fakulteti-i-arteve-te-up-se-nikoqir-i-edicionit-te-13-te-te-manifestimit-ura-me-tri-harqe"

Fakulteti i Arteve të UP-së, nikoqir i edicionit të 13-të të manifestimit “Ura me tri harqe”

Arte

Gazeta Express

25/05/2023 16:24

Sot dhe nesër Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës është nikoqir i edicionit të 13-të të ngjarjes së përbashkët “Ura me tri harqe”, e tri institucioneve shqipfolëse të arsimit të lartë- Universiteti i Arteve- Tiranë, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës si dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës.

“Ky Manifestim gjatë këtyre dy ditëve do të shfaqë, ekspozojë e performojë, projektet artistike më me vlerë përgjatë vitit akademik 2022-23, si filma me metrazh te shkurtër, dokumentarë, shfaqje teatrale, ekspozitën e koncertin e përbashkët të tri Universiteteve. Poashtu këtë vit kemi nderin që urës tonë, t’i bashkangjesim edhe  një shfaqje mysafire nga studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Detajet i gjeni këtu.