Faktet e thjeshta shkencore që tregojnë pse vendosja e maskave është e rëndësishme - Gazeta Express
string(82) "faktet-e-thjeshta-shkencore-qe-tregojne-pse-vendosja-e-maskave-eshte-e-rendesishme"

Faktet e thjeshta shkencore që tregojnë pse vendosja e maskave është e rëndësishme

Gazeta Express

07/10/2020 8:25

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) vazhdon të këshilloj fuqimisht mbajtjen e maskave të fytyrës, për të parandaluar transmetimin e SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19.

Më 14 korrik 2020, drejtori i CDC Dr Robert Redfiels, tha  në një njoftim shtypi se maskat e fytyrës janë një nga armët më të fuqishme, që duhen për ta ngadalësuar përhapjen e virusit. Ndërsa këto rekomandime janë përmbushur me një fare skepticizmi nga ana e njerëzve, provat shkencore vazhdojnë të tregojnë se maskat vërtetë funksionojnë.

Lexo Edhe:

Pse funksionojnë maskat e fytyrës

Transmetimi i koronavirusit mendohet të ndodhë përmes pikave të frymëmarrjes, që lëshohen kur njerëzit flasin, teshtijnë ose kolliten. Në këtë rast, maskat përbëjnë një pengesë fizike që kap këto pika, dhe nuk lejon që ato të përhapen në mjedisin përreth.

Të dhënat sugjerojnë, që përdorimi i maskave të fytyrës mund të ndihmoj edhe në kufizimin e përhapjes së sëmundjes edhe tek personat asimptomatikë.

Dy studime mjaft të rëndësishme që u botuan së fundmi, tregojnë se një politikë universale e mbajtjes së maskave  ulë dukshëm transmetimin e virusit.  Kur kjo politikë filloi të zbatohej, numri i punonjësve dhe personave të tjerë ka filluar të zvogëlohet globalisht. /Gazeta Express