Fakte interesante përmes udhëtimit në kohë me “Pipi Çorapëgjatën” - Gazeta Express
string(63) "fakte-interesante-permes-udhetimit-ne-kohe-me-pipi-corapegjaten"

Fun

Gazeta Express

19/01/2021 11:10

Fakte interesante përmes udhëtimit në kohë me “Pipi Çorapëgjatën”

Fun

Gazeta Express

19/01/2021 11:10

“Pipi Çorapëgjata” është një personazh me famë botërore i sjellë në jetë nga autorja suedeze Astrid Lindgren. Flokëkuqja nëntë vjeçare e pabindur, argëtuese dhe me bishtaleca është bërë një emër i njohur për shumë kë, për shkak të aventurave të saj të çuditshme. Ajo është vajza më e fortë në botë dhe jeton vetë në një vilë shumëngjyrëshe në pyll. Po ashtu, jeton në shoqërinë e një majmuni dhe kali.

Gazetare: Albulena Demaku

Lexo Edhe:

Ky emër i këtij personazhi u vendos nga vajza e autores suedeze Lindgren. Ajo e krijoi personazhin e Pipit si një mënyrë për të argëtuar vajzën e saj të sëmurë. Vajza e autores vuante nga pneumonia dhe ishte plotësisht e lidhur me shtratin gjatë vitit të saj të parë të shkollës.