Fakte interesante për lepujt - Gazeta Express
string(28) "fakte-interesante-per-lepujt"

Mistere

Gazeta Express

21/02/2024 21:47

Fakte interesante për lepujt

Mistere

Gazeta Express

21/02/2024 21:47

Lepujt janë krijesa sociale dhe janë më të lumtur në shoqërinë e specieve të tyre. Kombinimi më i mirë është një mashkull i sterilizuar dhe një femër e sterilizuar.

Ata mund të bëhen jashtëzakonisht të trishtuar dhe të dëshpëruar nëse mbahen vetëm.

Lexo Edhe:

Ata mund të jetojnë deri në 12 vjet. Kështu që është mirë të mendoni nëse mund të kujdeseni për ta për këtë kohë përpara se të merrni lepuj.

Ata janë mjeshtër të dëgjimit ku shumica e tyre mund t’i kthejnë veshët 180 gradë. Ky rrotullim mund të përcaktojë vendndodhjen e saktë të një tingulli.

Edhe shikimi i tyre nuk është i keq.Lepujt kanë vizion pothuajse 360 gradë, por lindin me sy të mbyllur.

Ata janë më afër lepujve të egër sesa mund të mendoni. Këto kafshë shtëpiake mund të vijnë me ngjyra dhe raca të zbutura, por këndvështrimi i tyre për botën mbetet shumë i afërt me atë të të afërmve të tyre të egër.