Fajon takohet me Lajçakun, diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimorë - Gazeta Express
string(74) "fajon-takohet-me-lajcakun-diskutojne-per-situaten-ne-ballkanin-perendimore"

Fajon takohet me Lajçakun, diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimorë

Lajme

Gazeta Express

23/01/2023 11:10

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon është takuar me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Fajon dhe Lajçak kanë biseduar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimorë, kurse kanë theksuar si temë diskutimi vizitën e ministres Fajon në Kosovë.

Lexo Edhe:

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë.

“Ata shkëmbyen mendime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e vizitave të fundit të diplomatës Fajon në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë”, thuhet në njoftimin e këtij dikasteri.

Më 16 janar, ministrja Fajon kishte qëndruar në Kosovë, ajo kishte zhvilluar takime me krerët e shtetit, njëri ndër to ishte edhe takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën kishte biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.