Fadil Zendeli: Organizatorët e rastit Sopoti dhe Alfa, të dalin para drejtësisë


Gazeta Express
22 Maj 2019 16:32

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, ka thënë se organizatorët e rastit Sopoti, Alfa dhe proceseve tjera të montuara kundër shqiptarëve duhet të dalin para drejtësisë.

Gjatë debatit parlamentar rreth ligjit për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar, Zendeli tha se ky institucion i ri duhet t’i jep fund padrejtësive të shumta ndaj shqiptarëve që i bënte në të kaluarën DSK-ja.

 “Shumë shqiptarë kanë vuajtuar vite të tëra në burg pa asnjë prove dhe pa faj. Kjo praktikë duhet të ndërpritet dhe Agjencia e re e Sigurimit Kombëtar duhet të mbajë përgjegjësi edhe për qytetarët”, ka thënë mes tjerash Zendeli.

Te fundit


Kthehu lart