Facebooku tregon pse na shfaqen postimet e caktuara në murin e profilit tonë


Gazeta Express
3 Prill 2019 1:36

Shumë nga ne shpesh pyesim se si funksionon algoritmi i Facebookut, apo se pse na është shfaqur një postim i caktuar në “News Feed” (muri në profil) para një postimi tjetër.

Epo, tani Facebooku po e shton një veçori të re që do t’ju tregojë pikërisht PSE po ju shfaqet secili postim në profilin tuaj, transmeton Koha.net.

Në secilin postim, në ‘drop-down’ menu do të keni opsionin “Why am I seeing this?” (“Pse po e shoh këtë”), ku Facebooku ju tregon saktësisht se përse një postim i caktuar është shfaqur tek ju.

Kjo veçori ka filluar të lansohet gradualisht nga kjo javë, kurse përfundimisht do të jetë në dispozicion në gjithë botën nga muaji maj.

Te fundit


Kthehu lart