Facebooku mbyll qindra llogari në Kinë - Gazeta Express
string(38) "facebooku-mbyll-qindra-llogari-ne-kine"

AutoTech

Gazeta Express

02/12/2021 11:36

Facebooku mbyll qindra llogari në Kinë

AutoTech

Gazeta Express

02/12/2021 11:36

Shefi i Facebookut, platformës Meta ka fshirë më shumë se 500 llogari të lidhura me një rrjet dezinformomi në internet me bazë në Kinë.

Llogaritë kishin promovuar pretendimet e një biologu të rremë zviceran të quajtur “Wilson Edwards”, i cili pretendonte se SHBA-ja po ndërhynte në përpjekjet për të gjetur origjinën e Covid-19.

Lexo Edhe:

Komentet e Edwards ishin përcjellë gjerësisht nga mediat shtetërore kineze.

Megjithatë, ambasada zvicerane tha se nuk kishte gjasa që ky person të ekzistonte.

Meta tha në raportin e saj se fushata e mediave sociale ishte “kryesisht e pasuksesshme” dhe kishte në shënjestër audiencën anglishtfolëse në Shtetet e Bashkuara dhe Britani dhe audiencën kinezishtfolëse në Tajvan, Hong Kong dhe Tibet.

Më herët në korrik, një llogari e paraqitur si një biolog zviceran i quajtur Wilson Edwards kishte bërë deklarata në Facebook dhe Twitter se Shtetet e Bashkuara po ushtronin presion mbi shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po studionin origjinën e Covid-19 në një përpjekje për të fajësuar Kinën për virusin.

Mediat shtetërore, duke përfshirë CGTN, Shanghai Daily dhe Global Times, kishin cituar të ashtuquajturin biolog bazuar në profilin e tij në Facebook.

Megjithatë, ambasada zvicerane tha në gusht se personi ka të ngjarë të mos ekzistonte, pasi llogaria në Facebook u hap vetëm dy javë para postimit të saj të parë dhe kishte vetëm tre miq.

Ai shtoi se “nuk kishte një regjistër të një shtetasi zviceran me emrin “Wilson Edwards” dhe asnjë artikull akademik nën këtë emër” dhe u kërkoi mediave kineze të heqin çdo përmendje të tij.

Meta Platforms tha në një raport të nëntorit se hetimi i saj për këtë çështje gjeti “lidhje me individë në territorin e Kinës, duke përfshirë punonjës të Sichuan Silence Information Technology Co Ltd… dhe individë të lidhur me kompanitë shtetërore kineze të infrastrukturës me bazë në mbarë botën”.

Faqja e internetit e Sichuan Silence Information përshkruan kompaninë si një kompani të sigurisë së rrjetit dhe informacionit që ofron mbështetje teknike për Ministrinë e Sigurisë Publike të Kinës dhe CNCERT, ekipi kryesor që koordinon përgjigjen emergjente të sigurisë kibernetike të Kinës.

Facebook tha se kishte hequr gjithsej 524 llogari në Facebook, 20 faqe, katër grupe dhe 86 llogari në Instagram pas shqyrtimit të raporteve publike që përqendroheshin rreth biologut të rremë zviceran.