Facebook ka një njoftim me rëndësi për përdoruesit në Messenger - Gazeta Express
string(63) "facebook-ka-nje-njoftim-me-rendesi-per-perdoruesit-ne-messenger"

Facebook ka një njoftim me rëndësi për përdoruesit në Messenger

AutoTech

Gazeta Express

15/02/2021 20:35

Facebook ka njoftuar se do të forcojë opsionet e kontrollit të sigurisë kur bëhet fjalë për aplikacionin Messenger, dmth që në të ardhmen, përdoruesit do të jenë në gjendje të fshijnë një numër të madh të kërkesave “të dyshimta” për mesazhe menjëherë.

Në blogun zyrtar, kompania shton se ata janë duke punuar në mënyra të reja për të raportuar abuzimin në internet.

Lexo Edhe:

Në të njëjtën kohë, ata kujtuan funksionin “App Lock”, i cili lejon që aplikacioni të lidhet me biometrikën e telefonit tuaj, por edhe me mundësinë e çaktivizimit të kërkesave për mesazhe.

Më në fund, Facebook tha se po punon për një veçori që do të njohë një person që kontakton shumë njerëz në të njëjtën kohë, ose dërgon një numër të madh të kërkesave për miqësi te përdoruesit e mitur.