Fabrizi: Qeveria e re në Kosovë e kupton se dialogu duhet të ripërtërihet - Gazeta Express
string(72) "fabrizi-qeveria-e-re-ne-kosove-e-kupton-se-dialogu-duhet-te-riperterihet"

Fabrizi: Qeveria e re në Kosovë e kupton se dialogu duhet të ripërtërihet

Gazeta Express

05/06/2020 13:55

Pozicioni aktual “status quo” nuk është në favor as të Beogradit, as të Prishtinës. Kështu citohet nga B92 të ketë thënë shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi.

Ai ka shtuar se në BE ekziston bindja se qeveria e re e Kosovës e kupton nevojën për përtëritjen e dialogut, ndërsa Beogradi tregon “përkushtim të fuqishëm” për vazhdimin e dialogut, transmeton koha.

Lexo Edhe:

Fabrizi ka thënë se Lajçak është “shumë aktiv” në bisedimet me Beogradin e Prishtinën dhe se e ka ndërmend t’i vizitojë ato, gjë që deri tash nuk ishte e mundur për shkak të rrethanave ekzistuese.

“T’ua bëjmë të mundur që negociatorët ta bëjnë punën e vet”, është shprehur ai.

Ka shtuar se BE mbetet e përcaktuar të mos imponojë zgjidhje për çështjen e Kosovës, kurse është punë e Beogradit dhe e Prishtinës që të arrijnë marrëveshje, që do të ishte e pranueshme dhe në përputhje me “ligjet e tyre të brendshme” si dhe me të drejtën europiane e ndërkombëtare.