Express mëson: Tomor Morina do të lirohet nesër nga paraburgimi


Gazeta Express
12 Gusht 2019 19:09

Gazeta Express nga burimet mëson se nesër do të lirohet nga burgu ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina.

Sipas burimeve, lirimi i Morinës është çështje e kryer, megjithatë tani në pyetje janë disa procedura të ligjit për ekstradim, përcjell Express.

Express mëson se Morina zyrtarisht do të lirohet pasi Ministria e Drejtësisë të thotë fjalën e fundit.

Nga burgu hetues i Shutkës ku po qëndron Morina thonë se po e presin këtë dokument të Ministrisë për të hapur dyert e burgut.

Sipas tyre, Morina është në gjendje të mirë fizike dhe psikike.

Express do të ju njoftojë për çdo moment të ri në lidhje me ish-ushtarin e UÇK-së.

Morina u arrestua nga policia maqedonase më 24 korrik, në vendkalimin kufitarë Han i Elezit-Bllacë. Policia maqedonase veproi në bazë të një fletë arresti ndërkombëtarë të Interpolit, me kërkesë të Serbisë, të cilët e akuzojnë Morinën se ka kryer krime lufte në Kosovë, në vitet 98-99./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart