Express mëson: Një parti shqiptare pritet të bëj koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 22:15

Koalicionet parazgjedhore mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë temë mjaftë e përfolur tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme në parlamentare.

Gazeta Express nga burime brenda partive, jozyrtarisht mëson se ekziston mundësia për një koalicion mes një partie shqiptare dhe një maqedonase, LSDM-së së Zoran Zaevit dhe Alternativës së Afrim Gashit.

Sipas burimeve të Gazetës Express, LSDM i ka ofruar Alternativës pozitat numër 9 dhe 10 në zonën zgjedhore një dhe dy.

Në rast se partia e Zaevit del fituese në zgjedhje, do të tërheq kryesuesit e listave për pozita të ndryshme në qeverinë e ardhshme, ndërsa me këtë lëvizje, Alternativa e Gashit fiton katër ulëse në parlament.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me këto zëra që qarkullojnë në opinion, as nga partia e Zaevit e as nga partia e Gashit.

Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët thotë se koalicioni ASH-BESA-Alternativa, është e vetmja formulë për rrëzimin e BDI-së nga Qeveria, ide kjo që kundërshtohet fuqishëm nga Lëvizja Besa.

Nga Lëvizja Besa thonë se do të pranoni koalicion opozitar me Aleancën për Shqiptarët, duke përjashtuar Alternativën nga treshja që kërkon Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Përndryshe, Alternativa doli si parti e re pas përçarjes së Lëvizjes Besa pas zgjedhjeve lokale të vitit 2017-të.

Koalicioni mes Besës dhe Aleancës dështoi në zgjedhjet e fundit parlamentare. Të dy partitë asokohe mblodhën më shumë se 90 mijë vota, ose rreth 10 mijë vota më shumë se BDI-ja e Ali Ahmetit.

Koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Besës mori jetë edhe gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, nën moton “Aleanca me Besë”, duke arritur që të fitojnë katër komuna.

Në zgjedhjet presidenciale, Aleanca dhe Besa mbështetën kandidatin e vetëm shqiptar për president, Blerim Rekën, duke grumbulluar më shumë 80 mijë vota./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart