Europa League, Shkupi pranon dy gola pas minutës së 80-të dhe lëshon fitoren nga duart


Gazeta Express
11 Korrik 2019 17:34

Shkupi ka barazuar 3-3 me skuadrën e Pyunik sfidë e vlefshme për turin e parë kualifikues të Europa League.

Shkupi ka lëshuar fitoren nga duart në sfidën kundër skuadrës së Pyunik, pasi ishte duke fituar 3-1 deri në minutën e 80’, që më pas pranoi dy gola të shpejtë për t’u mbyllur takimi i parë 3-3, raporton Gazeta Express.

Vendasit e nisën keq në Armeni. Erik Vardanyan shënoi për 1-0 në minutën e 4’.

Pyunik vs Shkupi 1 0

Por, mysafirët përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë.

Fillimisht Muharem Bajrami barazoi në 1-1 në minutën e 25….

Pyunik vs Shkupi 1-1 Muharem Bairami

…. kurse më pas për 1-2, për epërsinë e Shkupit shënoi Darko Ilieski, në minutën e 43’.

GOAL | Pyunik 1:2 Shkupi | Europe League | Ilieski 43′

Në pjesën e dytë, Shkupi gjeti edhe një tjetër gol. Ishte sërish Muharem Bajrami, që shënoi për 3-1 dhe të dytin personal në këtë takim.

GOAL | Pyunik 1:3 Shkupi | Europe League | Bajrami 60′

Kur u mendua se Shkupi po shkon drejt një triumfi të madh në takimin e parë, vendasit reaguan duke shënuar dy herë.

Fillimisht Maksim Zhestokov shënoi për 2-3 në minutën e 80’, kurse në atë të 85’ barazoi Edgar Manucharyan, për rezultatin përfundimtar 3-3.

Pyunik vs Shkupi 2-3 Maksim Zhestokov

Sido që të jetë, ky rezultat është në favor të Shkupit para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut. /Gazeta Express/

GOAL | Pyunik 3:3 Shkupi | Europe League | Manucharyan 85′

Te fundit


Kthehu lart