Eurodeputeti Gozi: Shembja e teatrit në Shqipëri është humbje për të gjithë - Gazeta Express
string(74) "eurodeputeti-gozi-shembja-e-teatrit-ne-shqiperi-eshte-humbje-per-te-gjithe"

Eurodeputeti Gozi: Shembja e teatrit në Shqipëri është humbje për të gjithë

Gazeta Express

03/06/2020 17:42

Shembja e Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare ka bërë jo pak bujë edhe në rradhët e ndërkombëtarëve.

Edhe eurodeputetët e dënojnë aktin a ndërmarrë nga qeveria shqiptare.

Lexo Edhe:

Në një intervistë për emisionin Tempora në RTV Ora, eurodeputeti Sandro Gozi shprehet se është një hap i gabuar nga ana e qeverisë, sidomos në një moment kur Shqipëria është ende në procesin e integrimit në BE.

Ai thotë se në këtë moment ne kemi nevojë të forcojmë identitetin kulturor, pasurinë europiane të përbashkët e të përpiqemi të punojmë në mënyrë të hapur me qytetarët.

Ju jeni një nga eurodeputetët firmëtar të letrës drejtuar komisionit Evropian, ku konsideron shembjen e Teatrit Kombëtar të Tiranës një sulm të rëndë ndaj kulturës, demokracisë e shtetit të së drejtës, si dhe një vendim brutal të qeverisjes lokale. A mund ta komentojmë së bashku këtë letër e pse arritët në një konkluzion të tillë?

Eurodeputeti Sandro Gozi: Ne mendojmë se akti i shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë është një gabim, dhe është një veprim mjaft larg idesë që ne kemi për të çuar përpara idealet e Europës, mjaft larg idaleve që çon përpara Bashkimi Europian si dhe idealeve të Këshillit të Europës. Në identitetin tonë europian kemi të përbashkët temën e memories, e pasurisë kulturore, artistike e arkitekturore.

Ne e kemi ndjekur gjatë kësaj kohe çfarë po ndodhte në Teatrin Kombëtar të Tiranës, e mendojmë se ky akt i shembjes qe një gabim i rëndë, pasi forca jonë si europianë është pikërisht forca e memories ndërkombëtare. E kjo është arsyeja kryesore e iniciativës tonë. Por kishte dhe arsye të tjera si për shembull fakti se teatri qe i zënë nga protestuesit, se po kryheshin protestat për ta shpëtuar nga shembja e se kishte një debat të fortë që po zhvillohej mbi këtë çështje. Pra për të gjitha këto motive e konsiderojmë se ky akt nuk duhej kryer.

Sipas nesh nuk vlen vetëm vlera që mund të marrë pasuria e patundshme, çmimi në metër katror i saj në qendrën historike të një kryeqyteti si Tirana, për të marr një vendim të tillë. Është një humbje për të gjithë. Nuk është vetëm një çështje kombëtare. Teatri Kombëtar i Tiranës është pjesë e pasurisë kulturore europiane që ne e humbëm.

Siç nënvizoni dhe ju në letrën e eurodeputetëve, kjo godinë ishte një pjesë e historisë së Shqipërisë, dhe e plagëve të saj gjatët periudhës së pushtimit italian, por dhe simbol i së drejtës për liri e për lirinë e shprehjes. Shqipëria është një vend që sapo ka nisur negociatat për të qenë pjesë e BE, por çfarë opinioni ka krijuar në parlamentin europian një akti i tillë i konsideruar i dhunshëm në të drejtën e një qëndrese popullore?

Eurodeputeti Sandro Gozi: Siç e kemi nënshkruar në letër është një gabim fakti se Shqipëria po arrin më në fund të jetë pjesë e familjes së madhe europiane, pjesë e Bashkimit Evropian, na jep më shumë të drejtë e forcë t’i themi qartë Shqipërisë atë që ne mendojmë. Mes europianëve, në familjen evropiane duhen thënë të gjitha gjërat edhe kur ne si europarlamentarë mendojmë se është kryer një gabim. Kurrë më parë si në këtë moment të rilançimit, të rindërtimit, të reformave të Bashkimit Europian, ne kemi nevojë të forcojmë identitetin kulturor, pasurinë europiane të përbashkët e të përpiqemi të punojmë në mënyrë të hapur me qytetarët.

Në Teatrin e Tiranës qe një godinë e zënë nga qytetarët, qe një debat në zhvillim, e, dhe në këtë këndvështrim sipas mendimit tonë qe gabim mënyra e kryerjes së këtij vendimi. E shprehëm mendimin tonë duke i kërkuar funksionarit e përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Europian Joseph Borrel, që është dhe përgjegjësi kryesor e jo i vetmi, në negociatat e raportet e Bashkimit Europian me vendet evropiane jo anëtare, duke i kërkuar që mbrojtja e pasurisë kulturore europiane të bëhet gjithnjë e më shumë një nga faktorët për të vlerësuar vende të ndryshme. E mbi këtë çështje do të vazhdojmë ende të punojmë.

E ka dhe një çështje tjetër njëherësh mjaft preokupuese e nënvizuar dhe nga komisonerja Marya Gabriel, kërkesa për dialog. Gjë që mungoj apo jo?

Eurodeputeti Sandro Gozi: Po dhe është absolutisht një rast i humbur sipas mendimit tonë, i punës që kemi kryer për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pati një diskutim të madh në muajt e shkuar e arritëm më në fund në një hap përpara në procesin e negociatave. Fakti se një komisonere europiane kërkoi të nisë një dialog e përgjigja qe se as nuk u dëgjua, është padyshim një moment jo pozitiv. Natyrisht i takon komisioneres evropiane të përgjigjet mbi pyetjen tuaj, por mendoj se kjo është një tjetër arsye për të vazhduar debatin si për qeverinë e Tiranës, për Shqipërinë e për Bashkimin Europian.

Mendimi juaj është se godina mund të shpëtohej nga shembja?

Eurodeputeti Sandro Gozi: Po unë mendoj se teatri mund të shpëtohej. Natyrisht se ka vlerësime ekonomike e interesa pasurish të patundshme, por mendoj se interesi i të gjithëve ishte shpëtimi i teatrit, pra teatri mund të shpëtohej e ky është sensi i letrës tonë.

Dua një opinion tuajin mbi një lajm të pak orëve më parë, një editorial i publikuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në një media prestigjoze franceze si Le Monde, ku mes të tjerash thotë dhe disa gjëra jo shumë të sakta. Ju jetoni në Francë e njihnin mirë publikun francez. A nuk është absurde interesi për të publikuar një editorial të tillë në një media të rëndësishme franceze për një çështje të brendshme shqiptare?

Eurodeputeti Sandro Gozi: Respektoj opinionin tuaj e nuk dua të hyj në detaje se çfarë Edi Rama ka thënë për Le Monde dhe për lexuesit francez. Por imagjinoj se fakti që Franca sëbashku me Holandën e disa vende të tjera kanë insistuar më shumë për të rimenduar mënyrën e vlerësimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, mendoj pra se ka qenë e nevojshme një editorial i tillë, pasi në të shkuarën nuk ka funksionuar metri i vlerësimit nga vende të ndryshëm. Pra imagjinoj se për këto motive kryeministri Edi Rama ka dashur t’i jap një mesazh Francës e popullit francez. Por sinqerisht nuk mund të gjykoj mbi këtë editorial të bërë në Le Monde.

E Franca çfarë mendon sot për Shqipërinë? Ka ndërruar mendim?

Eurodeputeti Sandro Gozi: Franca mendon se vendet kandidate e kanë vendin e tyre në Europë por që duhet të forcohet procesi i vlerësimit të zgjerimit të BE e të vazhdohet në rrugën e reforme të rëndësishme të Bashkimit Europian. E drejt kësaj rruge ne po synojmë shumë pasi është e qartë se BE kështu siç është sot nuk funksionin as me 27 vende, as me 28, 29 e 30 vende. E prandaj duhen bërë dy gjëra; e para të reformohet fort, të transformohet Bashkimi Europian, e kjo duhet të jetë para së gjithash një detyrë e 27 vende anëtare, dhe paralelisht me të duhet të punohet për të përdorur më mirë procesin e zgjerimit për të favorizuar këto reforma e ndryshime që u kërkohen çdo vendi që kërkon të jetë anëtar sic është dhe Shqipëria.