Eurodeputeti bullgar: Kosova ndër vendet më besnike të BE-së, meriton heqjen e vizave - Gazeta Express
string(83) "eurodeputeti-bullgar-kosova-nder-vendet-me-besnike-te-be-se-meriton-heqjen-e-vizave"

Eurodeputeti bullgar: Kosova ndër vendet më besnike të BE-së, meriton heqjen e vizave

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 13:07

Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian, dje kur u miratua rezoluta për Kosovën, ka argumentuar pse qytetarët e saj meritojnë që t’iu hiqen vizat.

“Kosova është ndër vendet e rajonit ku procesi i integrimit në BE gëzon mbështetje të fuqishme nga qytetarët dhe të gjithë aktorët politikë. Pa asnjë dyshim Kosova është një nga vendet partnere më të përkushtuara dhe më besnike ndaj BE-së dhe prapë qytetarët e saj meritojnë liberalizimin e vizave”, tha ai.

Lexo Edhe:

Kyuchyuk tha se ky vendim është i rëndësishëm për BE-në për shkak të lidhjes strategjike që ka me Kosovën, duke potencuar se rinia e Kosovës është potencial dhe e meriton lëvizjen e lirë, raporton Gazeta Express.

Ai gjithashtu përmendi faktin se Kosova ka qenë ndër vendet që e kanë dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë.

Parlamenti Europian dje ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.

Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.

Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.

Në seancën e PE-së u miratuan raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në tri raportet u bë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve.