Euro 2020: Uellsi kualifikohet në mesin e 16 më të mirëve, pavarësisht humbjes nga Italia - Gazeta Express
string(87) "euro-2020-uellsi-kualifikohet-ne-mesin-e-16-me-te-mireve-pavaresisht-humbjes-nga-italia"

Gazeta Express

20/06/2021 19:58

Euro 2020: Uellsi kualifikohet në mesin e 16 më të mirëve, pavarësisht humbjes nga Italia

Gazeta Express

20/06/2021 19:58

Uellsi është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020, megjithëse u mposht 1:0 nga Italia në ndeshjen e fundit në grup të dielën.

Matteo Pessina e shënoi golin e vetëm për t’ia Italisë fitoren e tretë nga tri ndeshje në Stadiumin Olimpik në Romë, duke e dërguar në mesin e 16 më të mirëve si ekip favorit për ta fituar turneun, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Uellsi kualifikohet nga pozita e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me Zvicrën, për shkak të goldallimit më të mirë se helvetikët.

Ky është Evropiani i dytë që Uellsi merr pjesë në historinë e ekipit të vet kombëtar dhe në të dy rastet ia doli ta kalojë fazën grupore.

Në Euro 2016 debutues, Uellsi kishte shkuar deri në gjysmëfinale dhe këtë sukses shpreson ta përsërisë për herë të dytë radhazi. /Gazeta Express/