EULEX takime në Merdarë – serbët vazhdojnë të refuzojnë pikat e përbashkëta të kalimit kufitar


Gazeta Express
24 Prill 2019 17:33

Zëvendës shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Thran, ka qëndruar sot në pikë kalimin e përbashkët në Merdarë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka takuar autoritete te Prishtinës dhe Beogradit, për të diskutuar problemet që po përballen dhe trafikun e ngarkuar në këtë pikë kufitare.

Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, pavarësisht se kanë nënshkruar, vazhdojnë të mos e respektojnë pala serbe, me urdhër të Aleksander Vuçiqit, shkruan Gazeta Express.

Thran është pritur në dy zyrat ekzistuese, ku ka takuar përfaqësues të dy palëve, me të cilët ka diskutuar dhe kanë rënë dakord që EULEX të vazhdojë mbështetjen në muajt e ardhshëm që palët të zgjidhin të gjitha problemet në Pikat e Përbashkëta Kufitare.

“Pikat e përbashkëta të kalimit që janë plotësisht funksionale e që lejojnë qarkullimin efikas të trafikut do të jenë në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Thran.

Ai  ka qenë i përfshirë në ngritjen e PPK-së të miratuar nga Beogradi dhe Prishtina dhe vazhdon të jetë personalisht i interesuar për procesin në vazhdim dhe suksesin e kësaj iniciative të rëndësishme./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart