“Ethet” e fazës finale të ligave më të forta evropiane ua sjell IPKO


Gazeta Express
19 Prill 2019 11:51

Platforma më e madhe televizive në vend – IPKO këtë fundjavë do t’i sjell “ethet” e fazës finale të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga dhe Serie A

Edhe këtë fundjavë, platforma më e madhe televizive në vend – IPKO do të jetë e pasur me transmetimin e ndeshjeve të futbollit përmes kanaleve të Super Sportit.

“Ethet” e fazës finale të ligave më të forta evropiane si Premierliga, La Liga, Serie A, por edhe IPKO Superliga e Kosovës dhe liga të tjera evropiane, si dhe sporte të ndryshme vijnë në ekranin tuaj përmes IPKO-s.

Kryesuesit kërkojnë fitore në udhëtim

IPKO Superliga e Kosovës po bëhet gjithnjë e më interesante, mbi të gjitha pas rezultateve të fundjavës së kaluar.

Lufta për titull është bërë më interesante dhe tash tri skuadrat e para i ndajnë vetëm dy pikë.

Lideri Feronikeli do të mundohet ta harrojë humbjen shokuese nga Ferizaj, për t’iu kthyer fitores ndaj KEK-ut në Kastriot të dielën.

Ndërkohë, Prishtinën e pret një punë e vështirë të shtunën pasi do ta vizitojë Gjilanin, i cili është i papërshtatshëm në shtëpi.

Mirëpo, Bardhekaltrit, pasi i barazuan pikët me “Niklin”, do t’i kërkojnë me ngulm të tria pikët në këtë duel.

Kurse, punë aspak më e lehtë e pret Llapin, i cili do të luajë në Drenicë të shtunën.

Megjithatë, llapjanët do të mundohen me mish e me shpirt të kthehen në shtëpi me tri pikë, për ta vazhduar ëndrrën e titullit.

E duelet tjera do të jenë të rëndësishme për mbijetesë.

Liria do ta ketë trenin e fundit për mbetje në ligë pasi e pret në shtëpi Ballkanin të hënën.

Kurse, Ferizaj i motivuar pas fitores me Feronikelin, do t’i kërkojë tri pikë edhe kundër Flamurtarit në shtëpi të hënën.

E kampionia Drita do ta presë të dielën Trepçën ’89, e cila po lufton për t’iu shmangur barazhit.

IPKO Superliga – Java e 28-të

SSK2 E shtunë 15:00 Gjilani – Prishtina

SSK3 E shtunë 15:00 Drenica – Llapi

SSK2 E diel 14:45 Drita – Trepça ‘89

SSK3 E diel 14:45 KEK-u – Feronikeli

SSK1 E hënë 16:00 Ferizaj – Flamurtari

SSK2 E hënë 16:00 Liria – Ballkani

Premierliga e Serie A me derbi të mëdhenj në fundjavë

Premierliga e sjell ndeshjen më të madhe të fundjavës në Evropë.

Manchester City do të luajë me Tottenhamin në duelin e vlefshëm për titull të kampionit, por edhe për Top 4.

Këtë ndeshje e transmeton të shtunën Super Sport Kosova 1 përmes platformës televizive – IPKO.

Në të njëjtin kanal mund ta shihni të dielën edhe duelin në mes të Evertonit dhe Manchester Unitedit.

Liverpooli e pret fitoren e radhës ndaj Cardiffit në udhëtim, në ndeshjen që e transmeton Super Sport Kosova 1.

Kurse, dueli në mes të Chelseat e Burnleyt e mbyll xhiron e 35-të të hënën mbrëma.

Edhe këtë ndeshje mund ta ndiqni në Super Sport Kosova 1.

Në Itali, xhiroja e 33-të nis të shtunën në mesditë me duelin në mes të Parmës dhe Milanit, të cilin e transmeton Super Sport Kosova 2.

Kurse, derbi për Top 4 në Serie A zhvillohet të shtunën mbrëma dhe takohen Interi me Romën.

Këtë takim mund ta shihni në Super Sport Kosova 1.

Në Spanjë, Barcelona me një fitore eventuale ndaj Real Sociedadit të Adnan Januzajt të shtunën, mund t’i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit.

Këtë ndeshje e transmeton Super Sport Kosova 2.

Kurse, Real Madridi e pret Athletic Bilbaon të dielën. /Gazeta Express/

Premierliga – Java e 35-të

SSK1 E shtunë 13:30 Manchester City – Tottenham

E shtunë 16:00 Bournemouth – Fulham

E shtunë 16:00 Huddersfield – Watford

E shtunë 16:00 West Ham – Leicester

E shtunë 16:00 Wolverhapton – Brighton

E shtunë 18:30 Newcastle – Southampton

SSK1 E diel 14:30 Everton – Manchester United

E diel 17:00 Arsenal – Crystal Palace

SSK1 E diel 17:00 Cardiff – Liverpool

SSK1 E hënë 21:00 Chelsea – Burnley

Serie A – Java e 33-të

SSK2 E shtunë 12:30 Parma – Milan

E shtunë 15:00 Bologna – Sampdoria

E shtunë 15:00 Cagliari – Frosinone

E shtunë 15:00 Empoli – Spal

E shtunë 15:00 Genoa – Torino

E shtunë 15:00 Lazio – Chievo

E shtunë 15:00 Udinese – Sassuolo

E shtunë 18:00 Juventus – Fiorentina

SSK1 E shtunë 20:30 Inter – Roma

E hënë 19:00 Napoli – Atalanta

La Liga – Java e 33-të

E premte 21:00 Alaves – Valladolid

E shtunë 13:00 Celta Vigo – Girona

E shtunë 16:15 Eibar – Atletico Madrid

E shtunë 18:30 Rayo Vallecano – Huesca

SSK2 E shtunë 20:45 Barcelona – Real Sociedad

E diel 12:00 Levante – Espanyol

E diel 14:00 Getafe – Sevilla

E diel 16:15 Real Madrid – Athletic Bilbao

E diel 18:30 Villarreal – Leganes

E diel 20:45 Betis – Valencia

Te fundit


Kthehu lart