Është zyrtare: Kushtrim Gashi bëhet i Prishtinës - Gazeta Express
string(47) "eshte-zyrtare-kushtrim-gashi-behet-i-prishtines"

Është zyrtare: Kushtrim Gashi bëhet i Prishtinës

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 16:27

FC Prishtina ka bërë zyrtare transferin e tyre të ri. Ai është mesfushori i njohur kosovar, Kushtrim Gashi

Tashmë është zyrtare.

Lexo Edhe:

Në edicionin e ri të Super Ligës së Kosovës, Kushtrim Gashi do ta djersitë fanellën kaltër e bardh të Prishtinës.

FC Prishtina e ka zyrtarizuar nënshkrimin me Gashin edhe zyrtarisht në faqet e saj zyrtare të klubit.

“Mesfushori i mirënjohur kosovar, Kushtrim Gashi dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare.  29-vjeçari i bashkohet FC Prishtinës pas tre viteve shumë të suksesshme te skuadra e Ballkanit ku e ka fituar titullin kampion edicionin e kaluar”, shkruan në këtë zyrtarizim.

Gashi deri me tani ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë, ku ka luajtur për Besën e Pejës, Vllaznimin e Gjakovës dhe Istogun.

Me rastin e kalimit në FC Prishtina, Gashi është shprehur i lumtur duke thënë së i është bashkuar ekipit më të madh në Kosovë.

“Sigurisht se ndjehem shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Prishtinës, dhe ndjej përgjegjësi shumë të madhe që ta bartë fanellën e ekipit ‘bardhekaltër’, ka thënë ai për faqen e klubit.

“Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe duke e parë riorganizimin që është bërë brenda klubit sikurse në shtab teknik, staf dhe lojtarë, vendosa që edhe unë të bëhem pjesë e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe serioz”.

Tutje ai ka folur për synimet që do të këtë me klubin e ri kosovarë për sezonin e ri.

“Prishtina është klub që nuk i duron pozitat e tjera në tabelë përpos atyre në krye. Prishtina gjithmonë “lufton”dhe do të “luftojë” për trofe.  “Plisave” iu premtoj se do ta jap maksimumin në stërvitje dhe ndeshje ashtu siç kam bërë edhe në ekipet e tjera ku kam luajtur. Do të luftojmë për “Plisat” dhe do të festojmë së bashku pasi që ata janë lojtari ynë i 12-të”, ka thënë ai. /GazetaExpress/