Është zgjedhur ‘Batmani’ i ri, ky është aktori që e merr rolin e heroit të DC


Gazeta Express
17 Maj 2019 11:04

Robert Pattinson do të luajë superheroin në filmin e ri të Batmanit që pritet të dalë në kinema më 25 qershor 2021.

Aktori 33 vjeçar britanik është përzgjedhur për të luajtur heroin nga librat komikë të DC, pas Ben Affleck që luajti së fundmi Bruce Wayne më 2017.

Pattinson ka nënshkruar të luajë Batmanin në projektin e Matt Reeves, sipas Variety.

Në janar u raportua se Ben Affleck ishte jashtë projektit, të cilin ai fillimisht ishte vendosur të luante, shkruante dhe bënte regjinë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart