“Është vetëm dhimbje barku”, e dërgojnë në shtëpi dhe vdes


Gazeta Express
15 Gusht 2019 7:13

 “Është vetëm dhimbje barku”. Por Anna Siena kishte në bark një fetus të pajetë.

Gruaja 36-vjeçare, e cila gjeti vdekjen më 18 janar në spitalin “Vecchio Pellegrini” në Napoli të Italisë, ishte nxjerrë nga spitali vetëm tre ditë më parë.

Ishte autopsia e bërë në një poliklinikë tjetër pak ditë pas vdekjes, ajo që zbuloi se gruaja ishte shtatzënë dhe dhimbjet e barkut ishin shkaktuar pikërisht nga fetusi i vdekur.

Familjarët e gruas bënë denoncim, duke thënë se në spital gruas i thënë se nuk kishte asgjë serioze dhe as nuk i bënë ekografi.

Mësohet se Anna kishte vetëm pak muaj që ishte martuar dhe me gjasë fëmija që mbante në bark ishte i dëshiruar, shkruan NOA.al.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Prokuroria e Napolit ka nisur hetimet ndaj dy mjekëve.

Te fundit


Kthehu lart