Është krijuar zemra 3D nga qelizat e njeriut


Gazeta Express
16 Prill 2019 8:21

Hulumtuesit kanë printuar zemrën 3D- duke përdorur vetëm qelizat e njeriut, duke dhënë shpresë kështu për një teknikë të re, e cila do të përdoret për të shëruar problemet e zemrës dhe për të krijuar të reja që do të përdoren për transplant, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është hera e parë që dikush ka arritur me sukses të ndërtojë dhe printojë një zemër të plotë të përbërë nga qeliza, vena të gjakut, ventrikule dhe atriume”, tha profesor Tal Svir nga Universiteti i Biologjisë Molekulare.

Ky zbulim u publikua të hënën në revistën “Advanced Science”. Procesi i printimit të një zemre të plotë, ka përfshirë biopsinë e disa indeve yndyrore që kanë mbështjellur organet abdominale. Hulumtuesit i kanë ndarë qelizat e këtyre indeve nga përbërësit e tjerë, duke i emëruar si matriksi ekstra-celular.

Qelizat dhe hidrogeli ishin së pari të krijuara për të formuar disa pjesë të zemrës, që përmbanin vena të gjakut dhe më pas për të krijuar zemrën e plotë.

“Në këtë fazë, zemra e krijuar 3D është shumë e vogel, në madhësinë e zemrës së një lepuri”, tha Dvir. “Mirëpo ajo çfarë është e rëndësishme është se, krijimi i një zemre të përmasave të njeriut kërkon të njëjtën teknologji dhe të njëjtën procedurë”, shtoi ai.

Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë vdekje, prandaj është parë nevoja e krijimit të një mundësie të zgjidhjes së këtij problem. Një nga mënyrat më të duhura për të trajtuar problemet e zemrës është transplantimi i saj.

Nëse hulumtuesit do të arrijnë që me sukses të krijojnë një zemër të njeriut 3D të printuar, atëherë ky do të ishte një nga sukseset më të mëdha të mjekësisë, sidomos për njerëzit që vuajnë nga këto çrregulime dhe kanë nevojë pë transplant. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart