“Është fejuar dhe do të martohet në tetor”, MC Kresha sqaron të vërtetën


Gazeta Express
22 Gusht 2019 18:07

Po qarkullojnë lajmet se MC Kresha është fejuar dhe se shumë shpejtë do të martohet.

Gjatë ditës së sotme po shkruhet në media se reperi MC Kresha po i jep fund beqarisë, duke u fejuar me një vajzë nga Kanadaja dhe madje ata do të martohen në tetor të këtij viti.

Por, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Vetë reperi, i kontaktuar nga Gazeta Express, e ka mohuar këtë gjë madje duke u befasuar edhe ai vetë.

Kresha thotë se kjo nuk është e vertetë dhe se gjithçka është rrenë.

Reperi nga ana profesionale është shumë i nxënë, duke publikuar vazhdimisht projekte të reja që po pëlqehen shumë.

‘Private’ me Lyrical Son dhe Semiatomatic është ndër këngët më të pëlqyera dhe më të vlerësuara të kësaj vere.

Semiautomvtic X Lyrical Son X Mc Kresha – Private (Official Video)

E dyshja kanë nxjerrë edhe dy këngë tjetra, hitin ‘Pasite’ me Taynën dhe këngën më të fundit me anëtarin tjetër të PINT, ‘Rick Ross’ me Llunin./Gazeta Express/

LLUNI ft. LYRICAL SON x MC KRESHA – RICK ROSS (OFFICIAL VIDEO)

Te fundit


Kthehu lart