“Është e pamundur që Barcelona të gjejë një tjetër Xavi dhe Iniesta” - Gazeta Express
string(66) "eshte-e-pamundur-qe-barcelona-te-gjeje-nje-tjeter-xavi-dhe-iniesta"

“Është e pamundur që Barcelona të gjejë një tjetër Xavi dhe Iniesta”

Gazeta Express

06/07/2020 20:30

Barcelona po kalon kohë të vështira.

Sipas Juan Sebastian Veron, ishit të Interit, Manchester Unitedit e shumë klubeve, përse tashmë dihet – nuk i kanë Andres Iniestan dhe Xavi Hernandezin.

Lexo Edhe:

Sipas ish reprezentuesit të Argjentinës, mungesa e dy më të mirëve në histori të klubit e ka bërë të veten dhe Barça vështirë se ndonjëherë do të gjejë sërish dy si ata.

“Nuk është një periudhë e mirë për ekipin, ata po pësojnë ndryshime dhe këto ndryshime janë të vështira; është e vështirë të gjesh një Xavi dhe një Iniesta [Andres], nuk do ta gjesh asnjërin”, u shpreh ai.

“Është një moment i tranzicionit dhe Barcelona do të duhet të punojë fortë për të gjetur përgjigjet e duhura dhe për të ndërtuar ekipin”. /Gazeta Express/