Eseja e javës / Michel de Montaigne: Mbi përkorësinë e antikëve - Gazeta Express
string(60) "eseja-e-javes-michel-de-montaigne-mbi-perkoresine-e-antikeve"

Arte

Gazeta Express

06/05/2022 17:17

Eseja e javës / Michel de Montaigne: Mbi përkorësinë e antikëve

Arte

Gazeta Express

06/05/2022 17:17

Michel de Montaigne (1533-1592), filozof, shkrimtar dhe politikan francez. I njohur edhe si aforist, Montaigne pas tërheqjes nga jeta publike iu përkushtua studimit dhe shkrimit të Eseve të tij, të cilat patën një ndikim të jashtëzakonshëm në Francë dhe në mbarë botën

KAPITULLI LII

Lexo Edhe:

Mbi përkorësinë e antikëve

Atilio Regoli, gjeneral i ushtrisë romake në Afrikë, në kulmin e lavdisë së tij dhe të fitoreve të tij mbi kartagjenasit, i shkroi qeverisë se një fshatar që e kishte lënë vetëm të kujdesej për pasurinë e tij, e cila konsistonte në shatë iugerë toke e gjitha, ia kishte mbathur pasi e kishte vjedhur veglat e punës; dhe kërkonte leje të kthehej të kujdesej, nga frika se mos gruaja dhe fëmijët e tij do të vuanin shkaku i kësaj. Senati ndau mendjen t’ia besonte një tjetri administrimin e të mirave të tij, ia ktheu atë që i ishte vjedhur dhe i urdhëroi që gruaja dhe fëmijët e tij të mbaheshin me paratë e shtetit.

Katoni i Vjetri, duke u kthyer konsull nga Spanja, e shiti kalin e tij të shërbimit për t’i kursyer paratë që do t’i kishte harxhuar për ta risjellë nëpër det në Itali. E kur ishte në qeverinë e Sardenjës i bënte inspektimet këmbë, i ndjekur vetëm nga një zyrtar i republikës që ia bartte rrobën dhe vazon për flitë që do t’i bënte. Në më të shumtën e herave  bartte vetë bagazhet e veta. Lavdërohej se nuk kishte pasur kurrë rroba që kushtonin më shumë se dhjetë skuda, se nuk kishte harxhuar në dhjetë dinarë në ditë, se nga dy shtëpitë që i kishte në fshat, asnjëra nuk ishte suvatuar a lyer jashtë.

Shipion Emiliani, pas dy triumfesh dhe dy konsullatash, shkoi në legatë me vetëm shtatë shërbëtorë.

Thuhet se Homeri e kishte pasur vetëm një sosh, Platoni tre, Zenoni, i pari i sektit stoik, asnjë. Tiberio Grakut i qenë ndarë vetëm pesë dinarë e gjysmë në ditë, i cili shkonte në mision për shtetin, ai që atë kohë ishte i pari i romakëve.

Marrë nga: Michel de Montaigne, Saggi; Bompiani, 2012 

/Përkthimi: Gazeta Express