Escobar komenton rrezikun për një luftë në Bosnjë e Hercegovinë - Gazeta Express
string(63) "escobar-komenton-rrezikun-per-nje-lufte-ne-bosnje-e-hercegovine"

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:33

Escobar komenton rrezikun për një luftë në Bosnjë e Hercegovinë

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:33

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se nuk do të ketë luftë në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Gazeta Express.

Në prag të mbërritjes së tij në BeH, Escobar i tha Al Jazeera-s se po zhvillohen bisedime me shumë përfaqësues në BeH, derisa theksoi se ajo që duhet tani është përparimi ekonomik.

Lexo Edhe:

Ai theksoi gjithashtu se sanksionet në Bosnjë e Hercegovinë mund të drejtohen vetëm kundër individëve. Escobar tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për aq kohë sa ai vazhdon të ndjekë rrugën evropiane.

Ai tha se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë “as të mira e as të këqija, por të ndërlikuara”.

Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik konfirmoi së fundmi se ai nuk do të heq dorë nga shpërbërja e Bosnjës, ndërsa kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq tha se ai mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar.