Ermal Mamaqi thotë se Luana Vjollca do jetë pjesë e filmit të tretë të tij - Gazeta Express
string(74) "ermal-mamaqi-thote-se-luana-vjollca-do-jete-pjese-e-filmit-te-trete-te-tij"

Rozë

Gazeta Express

24/01/2021 10:59

Ermal Mamaqi thotë se Luana Vjollca do jetë pjesë e filmit të tretë të tij

Rozë

Gazeta Express

24/01/2021 10:59

Komediani Ermal Mamaqi për dy vite radhazi solli filmat “2 Gisht Mjaltë” dhe “I Love Tropoja”, në 2019 dhe 2020.

Prezantuesi shqiptar së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush Luan”, ndërsa ka ndarë me publikun më të rejat në jetë e karrierë.

Lexo Edhe:

Në një nga sfidat “Ndaje ose Haje”, ai ka zbuluar e po ashtu konfirmoi se do të ketë një film të tretë dhe se tashmë ka menduar për një aktore që do të luajë në filmin e ardhshëm të tij.

“Personazhi i ri që pritet që të shpërthejë në kinematografi është Luana Vjollca”, u shpreh Ermali derisa iu drejtua moderatores së “Shiko Kush Luan” kështu: ”Ti ndoshta nuk e di, por ti do të jesh në filmin tim të ardhshëm”.

Luana: E ke seriozisht? Unë s’di gjë për këtë.

Ermali: Është vendosur!

Luana: Pra, ti sapo më bëre një ofertë ‘live’ mua sonte?

Ermali: Unë e hodha njëherë grepin!

Në vazhdim presim të shohim për detaje të mëtutjeshme të filmit, për të cilin nuk zbuloi edhe aq.