Ermal Mamaqi ia thotë në sy Zaimina Vasjarit: Nuk do të të ftoj kurrë më në program - Gazeta Express
string(82) "ermal-mamaqi-ia-thote-ne-sy-zaimina-vasjarit-nuk-do-te-te-ftoj-kurre-me-ne-program"

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 22:55

Ermal Mamaqi ia thotë në sy Zaimina Vasjarit: Nuk do të të ftoj kurrë më në program

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 22:55

Ermal Mamaqi mbrëmjen e sotme ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca në spektaklin “Shiko Kush Luan”.

Gjithmonë sportiv, Ermali u vendos përballë një sfide mjaft interesante “ Jimmy Fallon apo Tony Robbins?”, të cilët janë dy emra që mund ta karakterizojnë mjaft mire Ermalin si “showman” dhe “life coach”.

Lexo Edhe:

Duke qenë si Jimmy Fallon, një “showman” dhe drejtues emisionesh, Ermali u vendos para pyetjes:

“Si Jimmy Fallon dhe një show-man, na thuaj personazhin publik shqiptar që do doje të kishe sërish në program si të ftuar dhe emrin e personzhit publik shqiptar që nuk do e ftoje më kurrë dhe pse?”

Emrin e personazhit që do donte të kishte sërish në program si të ftuar ai përmendi Bleona Qeretin, ndërsa personazhit që nuk do e ftonte më kurrë Ermali “ia tha në sy” emrin Zaimina Vasjarit dhe arsyeja ishte se Zaimina vonohet shumë kur e fton në emision.