Eriksen: “Mendova se do të fitonim me lehtësi, por u desh të luanim për barazim kundër një vendi të vogël”


Gazeta Express
21 Mars 2019 22:40

Christian Eriksen është befasuar nga paraqitja e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, që për pak e mposhti skuadrën e 10 në renditjen e FIFA-s.

“Dardanët” ishin duke fituar 2-1 deri në minutën e fundit, para se Pierre-Emile Hoejbjerg të shënojë për 2-2 në minutën e 91’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

“’Pritjet tona, sikur të gjithë botës së jashtme ishin që ne do të fitonim me lehtësi, por kur nuk mund të bënim lojën tonë në pjesë të mëdha të ndeshjes, atëherë luani një barazim kundër një vendi të tillë të vogël që ka futbollistë të mirë kur ata marrin kohë dhe hapësirë”, deklaroi Eriksen që hyri nga stoli dhe shënoi nga penalltia për 1-1.

“Ishte më rëndësi të mos humbnim, ndjenja që nuk kemi humbur duke marrë parasysh mbarëvajtjen e lojës ka shumë rëndësi. Nëse do kishim humbur do ishte goditje e madhe, edhe barazimi është hap prapa për ne, por në një mënyrë jemi të kënaqur më barazim duke marrë parasysh se si shkoi ndeshja”, shtoi ai.

Eriksen, që aktivizohet te Tottenhami, tha ndër të tjera se do t’i njoftojë anglezët për Kombëtaren e fortë që ka krijuar Kosova.

“Kosova është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur, do t’ju tregoj anglezeve që Kosova këtu është e rrezikshme dhe kualifikimi për Euro 2020 nuk do të jetë i lehtë”, deklaroi Eriksen. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart