Eriksen mbetet në Tottenham… për momentin


Gazeta Express
14 Tetor 2019 13:07

Mesfushori danez preferon ta mbyllë sezonin në Londër dhe më pas të jetë lojtar i lirë

Christian Eriksen nuk dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë janarit, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori danez preferon më shumë ta bëjë një gjë të tillë gjatë verës së ardhshme kur do të jetë edhe lojtar i lirë.

Mediumet e huaja shkruajnë se përfaqësuesi danez është bërë objektiv i Real Madridit për janar.

Edhe Tottenhami është i interesuar ta shesë atë në dimër për të fituar sadopak para, pasi verën e ardhshme do ta humbiste atë pa para.

Sidoqoftë, trajneri Zinedine Zidane e preferon më shumë Paul Pogban se Eriksenin.

E këtë të fundit e pëlqen edhe Juventusi në Itali. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart