Eriksen bisedoi nga spitali me bashkëlojtarët dhe u kërkoi ta vazhdonin ndeshjen - Gazeta Express
string(80) "eriksen-bisedoi-nga-spitali-me-bashkelojtaret-dhe-u-kerkoi-ta-vazhdonin-ndeshjen"

Eriksen bisedoi nga spitali me bashkëlojtarët dhe u kërkoi ta vazhdonin ndeshjen

Gazeta Express

12/06/2021 20:48

Ka vazhduar ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës, e cila u ndërpre orë më parë.

Ajo u ndërpre pasi Erikseni pësoi sulm në zemër duke rënë pa ndjenja në fushë.

Lexo Edhe:

Sport Studio raporton se Christian Eriksen pati një bisedë me “Facetime” nga spitali me bashkëlojtarët dhe u kërkoi atyre ta vazhdonin ndeshjen sepse ndihej më mirë tani.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”. /Gazeta Express/