Erërat e stuhishme shkulin pemë, pengohet qarkullimi, kjo është situata në vend


Gazeta Express
11 Korrik 2019 9:45

Moti i keq në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Në orët e para të mëngjesit një pemë është shkulur si pasojë e erës së stuhishme dhe shirave të rrëmbyeshëm pranë Doganës së Kakavijës duke sjellë edhe bllokimin e qarkullimit drejt Greqisë.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit, duke bërë të mundur hapjen e rrugës për automjetet.

Moti i keq ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës. Pa energji elektrike kanë mbetur fshatrat e Devollit, Pustecit dhe Moglicës. Ndërsa në rrugën  Korçë-Leskovik ka pasur edhe rrëshqitje dheu.

Moti i keq ka shkaktuar dëme në zonën e Divjakës. Erërat e forta kanë shembur disa sera ndërkohë që reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar dëme në të gjithë prodhimtarinë bujqësore në zonë.

Te fundit


Kthehu lart