Erërat e pasdites në Kosovë hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore, Ahmeti: Qytetarët të kenë kujdes - Gazeta Express
string(101) "ererat-e-pasdites-ne-kosove-hyne-ne-kategorine-e-fatkeqesive-natyrore-ahmeti-qytetaret-te-kene-kujdes"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 17:00

Erërat e pasdites në Kosovë hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore, Ahmeti: Qytetarët të kenë kujdes

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 17:00

Erërat e forta që janë paralajmëruar për pasditen e sotme, hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.

Kështu ka thënë drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, i cili ka thënë se qytetarët gjatë kësaj periudhe duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve të tyre.

Lexo Edhe:

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pasdite vendi do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s”, ka thënë ai.